Eksperti mjeko-ligjor Marek Gasior ka përfunduar sot dëshminë e tij në Hagë kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetës Shala. Me të përfunduar dëshminë e tij, për sot ka përfunduar edhe seanca gjyqësore në rastin Shala.
Gjatës seancës së sotme dëshmitari i nëntë i ZPS-së, Gasior iu është përgjigjur kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Shalës.
Dëshmitari i ZPS-së u shpreh se tek personi ‘C’ nuk kishin dëshmi të lëndimeve në shputën e këmbës së djathtë pasi ato lëndime nuk kanë qenë të dukshme nga jashtë, dhe se nuk e di nëse është bërë radiografi apo jo ndonëse ai i ka rekomanduar një gjë të tillë vetë pacientit.
Në pjesën e fundit të parashtrimit të pyetjeve avokati mbrojtës Muhamed Hedi Auini kërkoi të dinte nëse eksperti kishte gjetur lëndime në shputën e këmbës së djathtë ashtu siç kishte thënë vetë personi “C”.
Auini: Ju keni shënuar me një listë pikat e ndryshme, i keni diskutuar këto me kolegen e nderuar të ZPS, po ashtu thuhet se nuk ka dëshmi të lëndimeve të mëparshme në shputën e këmbës së djathtës. Pra ju nuk keni gjetur gjurmë të thyerjes së kockave në shputën e këmbës së djathtë.
Gasior: Shputa e këmbës së djathtë, fotografitë 21 dhe 22, është ky shënim. Kshëtu që nuk ka dëshmi të lëndimeve të më ardhshme në shputën e këmbës së djathtë, kjo do të thotë se nuk kanë qenë të dukshme nga jashtë.
Auini: A keni kërkuar që të bëhet radiografi në rastin e pacientit ‘C’.
Gasior: Pacienti u informua, domethënë i dhashë rekomandim që të bënte radiografi.
Auini: E morët përgjigjen e radiografisë?
Gasior: Në raport nuk ka informacion që ai të jetë riparaqitur në departamentin ku kam punuar, nuk kam dijeni të radiografisë të jetë bërë radiografia apo jo.
Avokati Auini dëshiroi konfirmim për shenjat e pacientit ‘C’ të cilat në raport thuhej se i ishin shkaktuar nga kontakti me temperaturë të lartë, për të cilat vetë personi ‘C’ kishte thënë se i ishin bërë nga “kontakti me elektroshok”.
Ndërsa, dëshmitari Gasior u shpreh se vetëm informacionet e dhëna nga pacienti ishin përfshirë në raport.
Auini: Individi ‘C’ ka përmendur se i ka bërë elektroshok, pyetja që kam unë është se këto shenja sipërfaqësore të lëkurës të cilat ju i patë dhe keni thënë se janë rezultat kontakti me temperaturën e lartë, a do të ishte e mundshme të shkaktoheshin në rastin të goditjes me elektroshok apo pajisjet e lëvizshme elektroshoku?
Grasior: Informacioni që kemi marrë nga pacienti, ai është përfshirë në raport tani, gjatë vetë këqyrjes së trupit unë konstatova praninë e shenjave sipërfaqësore, këto mund të kenë qenë pasojë e djegieve.
Gjatë ditës së nesërme për ekspertin e radhës i cili është dëshmitar i ZPS-së, nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar u tha se do t’iu nevojiten vetëm 1 orë kohë.
Pas përfundimit të kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Pjetër Shalës, pyetje sqaruese ka bërë përsëri Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ndërsa, më pas pyetje sqaruese parashtroi edhe trupi gjykues.
Në mars ka filluar paraqitja e provave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Shalës, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.
Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!