Në gjykimin për rastin e vrasjes në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, që kishte ndodhur më 04.08.2023, rast për të cilin po akuzohet Andi Pajaziti, në seancën e sotme, 20.11.2024, kanë dhënë dëshminë Granit Hamiti dhe Agim Zeqiri, të cilët deklaruan se ishin plagosur në natën kritike.
Dëshmitari Granit Hamiti në fillim të dëshmisë se tij tha se punon në një kompani private si menaxher dhe lokalin “Bon Vivant” e kishte vizituar dy deri tri herë në muaj. Ai bëri të ditur se në ditën kritike më 04.08.2023 kishte qenë në lokal rreth orës 10:00 apo 10:30 pasi saktë nuk i kujtohej.
“Kur kam hy brenda kam kalu përmes lokalit dhe kemi dalë në terrasë në anën e djathtë”, tha dëshmitari Hamiti.
Ai rrëfeu se derisa ishin duke qëndruar aty kishin dëgjuar krisma të armëve brenda lokalit, ndoshta tri-katër të shtëna dhe të pandehurin nuk i kujtohej nëse e kishte parë pasi aty, sipas tij, kishte pasur shumë njerëz dhe për faktin se nuk e kishte njohur.
Po ashtu ai theksoi se kishte qenë 2-3 metra larg vendit ku ishin shkrepur armët.
“Po i referohem videos, momentin që u ndi krisma që shihet edhe një video, unë kam filluar me vrapu për me dalë jashtë, nuk kam parë asgjë nga mbrapa çka po ndodh”, tha dëshmitari Hamiti.
Hamiti tha se kishte pësuar më së paku lëndime prej të tjerëve, pasi ishte plagosur në këmbë dhe në pjesën e poshtme të shpinës.
“Unë kam pasë lëndime, më së paku nga ajo që ka ndodhë atë natë. Unë i kam dy lëndime, një në këmbë të majtë në muskulin jashtë dhe këtu në anën e majtë mbrapa, në fund të shpinës”, shtoi tutje Hamiti.
Në fund të dëshmisë së tij dëshmitari Granit Hamiti bëri të ditur se personalisht as të ndjerin, as të pandehurin nuk i kishte njohur më parë, as nuk e dinte se kush janë.
Tutje seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit tjetër, Agim Zeqiri, i cili gjatë dëshmisë së tij bëri të ditur se është biznesmen që merret me biznese në Angli dhe lokalin “Bon Vivant” e kishte vizituar një herë, një vit më herët se kur kishte ndodhur rasti.
Në ditën kritike ai kishte qenë në lokalin ‘Bon Vivant’.
Sipas tij, në ora 22:12 ishin pozicionuar në pjesën e poshtme të lokalit, diku në mes kishin qenë të rrethuar prej shumë mysafireve që kishin qëndruar këmbë dhe diku pas afër gjysmë ore kishte dëgjuar një rafal, krismë dhe në atë moment atë e kishte qëlluar plumbi në krah, dhe vëllai e kishte parë që ishte plagosur.
Dëshmitari deklaroi se ishte shtrirë në tokë dhe vëllai ia kishte mbajtur plagën pasi kishte pasur gjakderdhje të madhe. Sipas dëshmisë së tij, ata kishin provuar të dilnin nga lokali nga ana e pasme, mirëpo kishte qenë e pamundur sepse kishte qenë e mbyllur aty. Vëllai e kishte ndihmuar pasi ai kishte pasur gjakderdhje të madhe dhe pastaj kishin dalë nga dera kryesore dhe kishin hipur në autoambulancë.
Në pyetjen e prokurores Nebahate Salihu se a kishte dëgjuar ndonjë mosmarrëveshje, ose fjalosje mes personave që kanë qenë brenda, dëshmitari tha se nuk ka dëgjuar sepse kishin qenë në pjesën poshtë dhe se ka pasur aq shumë njerëz sa nuk ka parë absolutisht kurrgjë.
I pyetur nëse e kishte parë në natën kritike të pandehurin Andi Pajaziti, dëshmitari Agim Zeqiri tha se nuk e njihte dhe nuk i kishte interesuar asgjë.
“Jo, nuk e njoh askënd, nuk më ka interesuar asgjë”, tha Zeqiri.
Në fund të dëshmisë Zeqiri tha se ai asnjëherë nuk e kishte parë të pandehurin dhe tani të ndjerin sepse ai jeton jashtë shtetit dhe vjen shumë rrallë në Kosovë.
Shqyrtimi gjyqësor i radhës lidhur me këtë çështje penale pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor, kur do të dëgjohen dy dëshmitarë të tjerë.
Ky rast po trajtohet në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Prishtinës nga gjyqtari Eroll Gashi ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurorja Nebahate Salihu.
Si ishte kryer vrasja sipas Prokurorisë?
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti kishte ndodhur më 04.08.2023 rreth orës 23:15, ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri, i cili gjendet në arrati, Dukagjin Likaj, bashkë më tani të ndjerin K.R.
Dosja përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Andi Pajaziti të ulet te tavolina e tyre.
Pas tensionimit të situatës, sipas Prokurorisë, ishte sigurimi Hisni Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.
Dosja e Prokurorisë përshkruan se tashmë i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti.
Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë “pa fajin e tij, pa menduar për pasojat”, shtie më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin K.R.
Sipas dosjes së Prokurorisë, armën e kishte nxjerrë edhe Dukagjin Likaj, gjatë kësaj kohe ia kishte mbajtur dorën sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar në drejtim të të akuzuarit Pajaziti.
Dosja thotë se Dukagjin Likaj ka shtënë me armë në drejtim të të pandehurit Pajaziti me ç’rast e “ka lënduar në bërrylin e dorës së majtë” dhe si të tilla bëjnë pjesë në lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme shëndetësore.
Vdekja e K.R., sipas Prokurorisë, ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme e cila ka çuar në shok hemorragjik, si pasojë e predhës së armës së zjarrit.
Arma e cila është përdorur, sipas Prokurorisë, është tip “Smith” e kalibrit 9mm.
Për këtë, i akuzuari përveç kryerjes së vrasjes, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit më 07.08.2023, së bashku me të dyshuarit, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.
Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo masë pas kërkesës së Prokurorisë.
Sipas Prokurorisë në këtë rast në rrezik ishin jetët edhe të personave të tjerë të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.
Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte K.R., i cili kishte vdekur në QKUK.
13 persona sipas Prokurorisë ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron ambasador të SHBA-së në NATO
Dialogu Kosovë-Serbi, Reeker: Shqetësuese pse gjërat nuk kanë ndryshuar që nga Marrëveshja e Brukselit
Arsim Gërxhaliu sillet me detyrim në gjykatë të dëshmojë për vdekjen e policit
Shi e borë të enjten dhe të premten në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme