Gjykata Themelore në Gjakovë, së bashku me degët e saj, ka shënuar efikasitetin më të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kjo gjykatë ka arritur një shkallë efikasiteti prej 145%, duke u renditur e para ndër të gjitha gjykatat themelore në vend.


Performanca e lartë tregon përkushtimin e stafit gjyqësor dhe administrativ në trajtimin me prioritet të lëndëve dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

Tutje në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës thuhet se kjo arritje është rezultat i përpjekjeve të pandalshme të stafit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, që punon çdo ditë për një drejtësi më të shpejtë dhe më të drejtë për të gjithë. /Telegrafi/