LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do ta shqyrtojë iniciativën për Ligjin për Amnisti

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do ta shqyrtojë iniciativën për Ligjin për Amnisti

Gjykata Kushtetuese të mërkurën në seancë do ta shqyrtojë iniciativën për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 1 dhe nenit 2 të Ligjit për Amnisti.

Me iniciativën kërkohet që të shqyrtohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtyre dy neneve të Ligjit për Amnisti në bazë të të cilit ishin amnistuar persona të përfshirë në dhunën në Kuvend të 27 prillit të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e të amnistuarve për “të enjten e përgjakur” ishin edhe pesë deputetë Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski dhe Luben Arnaudov, të cilët ishin të akuzuar se i kishin hapur dyert dhe i kishin dërguar personat me maska dhe qytetarët tjerë drejtë sallës plenare dhe drejtë pres-qendrës në Kuvend më 27 prill.


Në mesin e të amnistuarve ishin edhe udhëheqësit e protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të cilët ishin akuzuar se me fjalimet e tyre iu kishin bërë thirrje qytetarëve që të hynë në shtëpinë ligjvënëse.

Gjykata në Shkup shqiptoi dënim në kohëzgjatje prej gjithsej 211 vite për 16 të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 për rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Dënim më të lartë prej 18 viteve mori ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, ndërsa të tjerët morën nga tetë deri në 15 vite burg. I lirë për “27 prillin” u shpall këngëtari i operës Igor Durllovski.

Gjykata Kushtetuese javën e kaluar ngriti procedurë për nenin 11-a të Ligjit për plotësim të Ligjit për Falje nga viti 2006, me çka shkaktoi reagime të mëdha në opinion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori