LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Gjilanit merr lëndën kundër kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Gjilanit merr lëndën kundër kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur lidhur më kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamentit i Krimeve të Rënda, si kompetente territoriale, për gjykimin e çështjes, kundër të akuzuarve R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K.

Këta të fundit akuzohen për shkak të veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo çështje penale, t’i kaloj në kompetencë ndonjë gjykate tjetër, me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuari R.M., është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku kryetari i gjykatës dhe një gjyqtarë janë dëgjuar si dëshmitarë.


Sipas një njoftimi, Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore në Prizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori