LAJMI I FUNDIT:

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për ish-policin serb, Dejan Pantiq – dyshohet për kryerjen e veprës penale terroriste

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për ish-policin serb, Dejan Pantiq – dyshohet për kryerjen e veprës penale terroriste

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili u arrestuar me 10 dhjetor në veri nga Policia e Kosovës, i është caktuar 30 ditë paraburgim.

Vendimin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi se Pantiq ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Dejan Pantiq e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit të tij, serbët në veri bllokuan rrugët, duke krijuar barrikada dhe gjuajtur shok bomba ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Këto verpime, të dielën i dënuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat në veri.

“Ata që ngritën barrikada të paligjshme duhet t’i largojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit”, thuhet në reagim.

SHBA tha se arrestimi i qytetarit serb, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale./Telegrafi/

Ish-polici serb, Dejan Pantiq

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori