LAJMI I FUNDIT:

Gjykata anulon vendimin e KPK-së për ndërprerjen e kundërligjshme të mandatit të anëtarit të shoqërisë civile, Florent Muqajt, KPK obligohet ta kompensoj për dëmet e shkaktuara

Gjykata anulon vendimin e KPK-së për ndërprerjen e kundërligjshme të mandatit të anëtarit të shoqërisë civile, Florent Muqajt, KPK obligohet ta kompensoj për dëmet e shkaktuara

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilën në mënyrë të kundërligjshme i ishte ndërprerë mandati ish-anëtarit nga radhët e shoqërisë civile, Florent Muqaj.

Në padi thuhet se në vitin 2014, atij në mënyrë unanime, me votat e anëtarëve të KPK-së i ishte dhënë ky mandat, ndërsa një vit më vonë, në 2015-tën, KPK-ja kishte nxjerr një vendim më të cilin në mënyrë arbitrare i ishte ndërprerë mandati i anëtarit të KPK-së nga radhët e shoqërisë civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas gjykimit i cili ka zgjatur rreth 2 vite, ka aprovuar padinë e paditësit si të bazuar.


“Obligohet e paditura Këshilli Prokurorial i Kosovës, që paditësit t’ia kompensoj në mënyrë retroaktive pagesën/kompensimin si anëtarë i KPK dhe atë nga data 01.01.2016 kur i është mohuar kjo e drejtë e deri me datën e skadimit të mandatit të paditësit në shumën e përgjithshme të pagave mujore neto 10.548 si dhe interesin në shumën prej 2,443 euro, më pas kontributin personal në këto paga në shumën prej 1,414 euro i cili duhet transferuar në Trustin e Kursimeve Pensionale të paditësit si dhe tatimin në këto paga në shumën prej 290 euro i cili duhet transferuar në Administratën Tatimore të Kosovës, krejt këto në afat prej 15 ditësh, nën kërcënimin e ekzekutimit me dhunë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas gjykatës, vendimi i atakuar është nxjerr pa u nxjerr asnjë vendim për pushimin e mandatit të anëtarit.

Gjykata konstaton se paditësit me rastin e ekzekutimit të vendimit kontestues i është shkaktuar dëm, ngase i njëjti nuk ka mundur të realizoj të ardhura që kanë buruar nga e drejta e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KPK.

Andaj, gjykata duke marr parasysh të gjitha provat e administruara ka vendosur që të anuloj si të kundërligjshëm vendimin e atakuar dhe t’ia njeh të drejtën e kompensimit paditësit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, më 9 shtator 2014, në mënyrë unanime kishte vendosur në përzgjedhjen e anëtarit përfaqësues nga shoqëria civile, Florent Muqaj, një vit më vonë në më 5 nëntor kishte nxjerr një vendim më të cilin kishte shpall konkurs për pozitën e një anëtari të KPK-së nga radhët e shoqërisë civile.

I pakënaqur me vendimin, Muqaj më 23 nëntor 2014, kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative duke kërkuar anulimin e këtij vendimi dhe vërtetimin e mandatit të tij 5 vjeçar në pozitën në të cilën ishte përzgjedhur nga vet Këshilli, në procedura ligjore dhe transparente.

Ai përmes padisë, pretendon se në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atij i ishte ndërprerë mandati i anëtarit të KPK-së, nga radhët e shoqërisë civile.

Ndryshe, këtë përmbajtje të vendimit të gjykatës, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e ka konstatuar në hulumtimet dhe analizat ligjore, të publikuara me rastin e ndërprerjes së mandatit të Muqajt, duke e vlerësuar si tërësisht të kundërligjshëm vendimin e KPK-së. /BetimipërDrejtësi/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori