Site icon Telegrafi

Historia e panjohur e Isa Boletinit (Video)

Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë qëndron krah Isa Boletinit, prijësit të hekurt. Në fakt, të dy personalitetet shfaqen me njëri-tjetrin në mjaft të tilla, e kjo nuk është një rastësi.

“Plaku i Vlorës”, një diplomat i vjetër e me eksperiencë, kërkonte të tregonte në këtë mënyrë jo thjesht në atë kohë, por duke e fiksuar edhe në histori përmes këtyre fotografive, lidhjen e fortë me Isa Boletinin.

Por, cila është jeta e Isa Boletinit? Si ishte Isa Boletini në planin njerëzor dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me disa ndër figurat e kohës?

Është interesante një interviste që Isa Boletini ka dhënë para shkuarjes në Vlorë për gazetën amerikane “Sunday Oregonian”, shpluhurosur nga studiuesi Armand Plaka.

“Ai ishte një burrë jashtëzakonisht i këndshëm, i tipit të rebelëve klasikë, me sy të errët e me një krekosje vrastare për gratë. Ai më mirë shfaqet me një kostum malësorësh sesa me një kapotë gjermane dhe arma e tij i jep më shumë respekt sesa kartëvizita e tij”, e përshkruan gazetarja amerikane, Isa Boletinin. /TCH/

Exit mobile version