Për B92 në Serbi, Gjuriq ka thënë se është i sigurt që përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të mbështesin një propozim të tillë.

“Nëse kjo rezolutë kalon në Kuvend, jo do t’i vështirësonte bisedimet për normalizimin e raporteve. Një lëvizje e tillë do të ishte armiqësore për vendin dhe popullin tonë”, ka thënë Gjuriq.


Duke folur për vendimin e Kuvendit për të riproceduar votimin e Speciales, ai ka thënë se nuk ka besim në vullnetin politik të Prishtinës për t’i ndjekur penalisht krimet e luftës. /Klan Kosova/