LAJMI I FUNDIT:

Gjuan me armë zjarri në dasmë, policia konfiskon revole dhe fishekë

Gjuan me armë zjarri në dasmë, policia konfiskon revole dhe fishekë

Të shtunën mbrëma në një aheng familjarë në një i dyshuar ka shtënë me armë në ajër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës.

Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe të dyshuarit i është konfiskuar një armë, revole me gaz dhe një karikator me pesë fishekë.


Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 27.07.2019 – 22:01. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjate një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole me gaz) një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, njofton Telegrafi.