Gjuajtje me armë në Batincë të Shkupit, plagoset një person - i dyshuari në arrati

Në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, ka pasur të shtëna me armë zjarri, në të cilat një person është plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme.
"SPB Shkup mori njoftim se një person kishte përdorur armë zjarri dhe kishte qëlluar në një person tjetër. Personi i plagosur është transferuar në një institucion shëndetësor ku i është ofruar ndihmë mjekësore", njoftoi Ministria e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zyrtarët e policisë kanë inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa hetimi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur të shtënat është duke vazhduar.
Aktualisht nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit, i cili është në arrati.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































