LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten disa kompani që importonin mazut në Maqedoni

Gjobiten disa kompani që importonin mazut në Maqedoni

Janë konstatuar një sërë lëshime në kompanitë importuese në vend për mazut, ndërkohë që tashmë janë shqiptuar edhe një sërë masash kundër tyre.

“Janë shqiptuar një sërë masash ndaj kompanive siç janë: vendim për ndalesë të përkohshme për lëshim në prodhim të prodhimeve të caktuara, ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen të lejes B të integruar, ngritje të procedurave për marrjen e licencave për shkak të prodhimit të produktit i cili deklarohet si mazut, kurse nuk përkon me parametrat dhe Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse. Në një pjesë të kompanive janë vërtetuar edhe mënjanim nga vlerat kufizuese të mazutit, gjegjësisht parametrat për mazut cilësor nuk përkojnë me Rregulloren”, njoftoi zv. kryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

Deri tani është shqiptuar gjobë në vlerë prej 55.510 eurosh.


“Në 7 kompani janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 55.510 euro”, tha Nikollovski.

Ka përmendur kompaninë RKM Doel, e cila ka transportuar produkt jo në përputhje me produktin e deklaruar. Kjo është konstatuar në kontrollet e Drejtorisë së Doganave.

“Kjo do të thotë se produktin që e ka deklaruar, ka qenë derivat i naftës, për të cilin nuk duhet të paguhet akcizë. Gjatë kontrollit shtesë është vërtetuar se bëhet fjalë për mazut”, tha më tej Nikollovski, duke sqaruar se më pas kompania ka paguar tatime shtesë dhe gjoba mbi 24 mijë eurosh.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci

Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kalo në kategori