Gjithçka çfarë duhet të dini për Bad News Eagles - ekipin shqiptar në CS:GO për të cilin të gjithë po flasin

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, pjesë e garave profesionale në botën e CS:GO, dita e ditës po tregon suksesin e tyre, duke lënë gjurmë kundër ekipeve më të mira të botës.Cila është rëndësia e turneut në të cilin po garojnë për momentin ekipi shqiptar Bad News Eagles? Turneu i cili po zhvillohet në qytetin Bukuresht të Rumanisë, është fazë kualifikuese për turneun më të madh në histori CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Turnet Major të CS:GO, për ka rëndësia janë të ngjashëm me Ligën e Kampionëve të futbollit, në turneun kualifikues të cilin Bad News Eagles po garojnë, duke arritur tri fitore, do të mund të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, i cili do të mbahet në maj dhe do të shpërndajë çmime në vlera rreth 1.000.000 euro.
Ky turne do t'i bashkojë ekipet më të mira të botës në skenën e CS:GO, ku secili lojtar dhe ekip do të ketë nënshkrimin dhe logon e tyre në lojë, të cilat mund edhe të blihen nga fansat anembanë botës.
Tashmë pas ndeshjes së tyre të parë, shumë emra të njohur të skenës së CS:GO dhe fansa po flasin dhe po e mbështesin suksesin e ekipit shqiptar.
/Telegrafi/

















































