Kompania teknologjike Gjirafa ka shënuar një moment historik përmes një ngjarjeje të veçantë, duke festuar lansimin zyrtar të shërbimit Starlink në platformën Gjirafa50.


Ky partneritet i ri sjell për herë të parë në rajon akses në internet të gjeneratës së ardhshme, si për shtëpitë ashtu edhe për bizneset.

Në njoftimin zyrtar, Gjirafa theksoi se ky nuk është thjesht një lançim produkti, por një hap transformues drejt mundësimit të aksesit dixhital, rritjes ekonomike dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët e rajonit.

"Jemi krenarë që përmes këtij bashkëpunimi me Starlink, po sjellim një teknologji që do të ndryshojë mënyrën si lidhemi me botën", thuhet në deklaratë.

Ngjarja festive u përshkua si një mbrëmje frymëzuese, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për teknologjinë dhe lidhjen dixhitale në Ballkan. /Telegrafi/