Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, vazhdon të jetë më pak e angazhuar në muzikë, por jo edhe në rrjetet sociale.

Artistja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, vazhdon t'i mbajë në formë fansat me postime nga më të ndryshmet.


Së fundmi, ajo u ka dhënë hapësirë ndjekësve në Instagram, të pyesin atë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa njëra nga to ka të bëjë me reperen nga Istogu, Rina Balaj, me të cilën Gjira nuk ka edhe aq raporte të mira.

75362457 931654490539301 7495905571581722624 n Gjira Kajtazi flet sërish për Rina Balajn (Foto: Instagram)

"Cili është mendimi yt për Rina Balajn, pasi ajo tha që ti nuk je repere?", është pyetja që artistja Kajtazi ka pranuar nga një ndjekëse, por që as përgjigja e kësaj të fundit nuk ka munguar.

"Nuk kam asgjë kundër saj, më vjen gjynah se tani kush do ia blejë 'views-at", ka thënë Gjira, duke ironizuar me reperen Balaj, pasi faqja zyrtare e Instagramit të saj është marrë nga kompania "On Records" dhe që kjo tanimë u largua nga kompania.

page 122 Gjira Kajtazi dhe Rina Balaj

Të njëjtat kanë pasur edhe një debat virtual vitin e kaluar, të cilat siç duket nuk i kanë rregulluar raportet akoma.

Megjithatë, Rina tash e një kohë është distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga grupi "On Records", madje ende nuk kemi të reja rreth saj. /Telegrafi/