Gjimnazi “Loyola” në Prizren ka përkujtuar 20-vjetorin e hedhjes së gurit themeltar për ndërtimin e këtij kompleksi edukativo-arsimor.

Ky moment është vlerësuar si nisja e një rrugëtimi për dije, që shpejtë është transformuar në njërën prej institucioneve arsimore lidere falë sukseseve të arritura nga ky komunitet shkollor.


“Më 16 prill të vitit 2005, një gur themeli u vendos jo vetëm në tokë, por në zemrën e një ëndrre. Sot, pas 20 vitesh, kujtojmë atë çast si nisjen e një rruge të mbushur me dritë, dije dhe përkushtim. Loyola-Gymnasium lindi nga vizioni për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftimin e këtij gjimnazi. /Telegrafi/