Jemi të lumtur që ju prezantojmë objektin e shkollës “Gjimnazi Cambridge”, i cili gjendet në dalje të Prishtinës. Kjo shkollë ofron të gjtha nivelet e shkollimit, duke filluar nga niveli parafillor, fillor, niveli i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Teksa hyni në ndërtesë, do të vini re arkitekturën dhe dizajnin mbresëlënës të shkollës  që ofron një mjedis mikëpritës dhe të sigurtë për nxënësit, stafin dhe vizitorët. Holli i shkollës është një hapësirë madhështore e krijuar për qëndrimin mes pauzave të shkurtra për nxënësit.

340984583 757336242470117 2533857293278528031 n


Përveç klasëve moderne të mësimit, në kuadër të objektit shkollor gjendet biblioteka, qendra e mësimit aktiv, laboratori i informatikës dhe robotikës, klasa e muzikës, klasa e artit figurativ, salla e brendshme e gjimnastikës dhe terreni i jashtëm sportiv. Në zonën STEM janë të vendosura laboratorët e lëndëve shkencore: biologji, kimi dhe fizikë. Këto lëndë ligjërohen në gjuhen angleze dhe me libra të Cambridge Press. Biblioteka e shkollës është qendra e të mësuarit, e cila ju ofron nxënësve qasje në një koleksion të gjerë burimesh arsimore. Ndërsa, Qendra e Mësimit Aktiv është një hapësirë tjetër krijuese dhe interaktive brenda bibliotekës ku nxënësit mund të hulumtojnë koncepte dhe ide të reja në një mënyrë argëtuese dhe efektive.

340924054 1398261150910880 8440488045606789334 n

Laboratori i Informatikës dhe Robotikës është hapësira e shkollës e cila u jep nxënësve mundësi unike për të gjurmaur thellë në botën e teknologjisë dhe inovacionit. Nxënësit e Gjimnazit Cambridge mësojnë rreth programimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke u përgatitur kështu për botën me ritme të shpejta teknologjike të së ardhmes. Duke filluar nga klasa parafillore, të gjithë nxënësit e shkollës njihen me konceptet e teknologjisë bashkëkohore.

340955215 2099977716866874 644927991092220873 n

340982255 1956940727981597 5538572008263449870 n

Klasa e Artit Figurativ dhe klasa e muzikës janë hapësira krijuese, që u ofrojnë nxënësve një platformë për të zbuluar talentet dhe pasionet e tyre artistike. Laboratorët shkencorë janë burimi thelbësor për nxënësit e interesuar për botën e shkencave të natyrës. Në laboratore mbahen të gjitha orët mësimore dhe mësimet teorike zhvillohen në praktikë. Ndërsa, dhoma e mjekut u ofron nxënësve qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

330263493 1222698071966550 2222932451960983046 nKrejt në fund kantina e ushqimit është një hapësirë ku nxënësit ushqehen shëndetshëm dhe me gatime të freskëta të cilat përgatiten nga shefat profesionistë të kuzhinës, sipas mënysë së përgatitur nga nutricionistja e shkollës.

340926428 1394701401342215 899869941735342857 nPër të përjetuar vetë ndërtesën e re tëGjimnazit Cambridgenë Prishtinë, shikoni shëtitjen virtuale dhe shijoni ambientet e shkollës. Kështu do ta zbuloni pseGjimnazi Cambridgeështë zgjedhja më e mirë  për shkollimin e fëmijëve tuaj.

341004255 904708170642065 5773005484167148332 nPër më shumë informacione kontaktoni:

E-mail: info@kcg-ks.com Tel: +383 48 153 153 Web: www.prishtina.kcg-ks.com