LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastika në shtëpi edhe për humor të mirë

Gjimnastika në shtëpi edhe për humor të mirë

Në ditët kur jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi është me rëndësi që kohën ta kalojmë në mënyrën sa më kreative

Njëra ndër mënyrat është edhe aktiviteti fizik, sepse ushtrimet dhe forcimi i trupit nuk i kontribuojnë vetëm mbajtjes së formës së mirë, por edhe humorit të mirë dhe stabilitetit mendor.


Regjistri i dobive të aktivitetit fizik është goxha i gjatë. Ndër kapitujt e tillë gjendet edhe ushtrimi i cili forcon imunitetin dhe zgjat jetën për saktësisht aq kohë sa edhe ushtrojmë, transmeton Telegrafi.

Ritmi

Nga ushtrimet e propozuara secilën përsëriteni pesë herë, së paku tri herë gjatë ditës. Në lartësi të supeve. Drejtoni shpinën në pozitën e qëndrimit në këmbë dhe hapni gjerësisht duart në nivel të supeve. Merrni frymë në mënyrë të barabartë dhe të relaksuar dhe provoni të ndieni çdo muskul të trupit tuaj.

Pozita gjysmë galiç

Duke u mbajtur për mbështetëse të karriges lakoni pak këmbët në gjunjë. Me këtë ushtrim shëtitni nëpër banesë kurdo që t’ju jepet rasti.

Rrathët

Në pozitën në këmbë shkruani me duar rrathët nga supet, një herë përpara, pastaj prapa. Përpiquni që të mos luhateni në gishtat-thembra, por që gjatë “shkrimit” të rrathëve qëndroni stabil në gjithë gjatësinë e shputave.

Ngritja në gishta

Duke u mbajtur për mbështetëse të karriges ngrihuni në gishta. Këtë mund ta bëni derisa jeni duke shikuar TV apo duke dëgjuar muzikë.

Duart mbi kokë

Drejtoni shpinën në pozitën në këmbë dhe ngrini duart lart mbi kokë. Stomaku do të duhej të jetë i tërhequr, ndërsa muskujt e komblikut të tendosur. Merrni frymë njëtrajtshëm dhe të relaksuar. /Telegrafi/