Gjiganti evropian i dërgoi agjentët në stadium, Tolisso shkëlqeu me një super gol (Video)

Corentin Tolisso është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori i talentuar francez po shkëlqen me fanellën e Lyonit si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.
Ai së fundmi i shënoi një gol gjigantit italian Romës, teksa në tribuna ishin agjentët e Juventusit duke e përcjellë atë nga afër.
22-vjeçari ka shkëlqyer në 35 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është e gatshme të shpenzojë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij në Torino.
Reprezentuesi francez ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën e Lyon.
Përpos Juventusit, në garë për të është edhe Arsenal dhe Borussia Dortmund.
Kujtojmë që Tolisso është futbollist i afirmuar nga akademia e Lyon, ndërsa pjesë e ekipit të parë është nga viti 2014. /Telegrafi/





















































