LAJMI I FUNDIT:

Gjeti 300 mijë funte duke e pastruar autobusin, pastruesi i dorëzoi në polici (Foto)

Gjeti 300 mijë funte duke e pastruar autobusin, pastruesi i dorëzoi në polici (Foto)

Të gjithë ëndërrojnë që të fitojnë lotarinë – të gjeturit e 300 mijë funteve, do të ishte një përmbushje e mirë e kësaj ëndrre.

Për një pastrues – për të cilin sinqeriteti, është para të gjitha të mirave materiale – ishte vetëm një ditë e zakonshme pastrimi, megjithëse gjeti qindra mijëra funte, transmeton Telegrafi.

Pastruesi i ndershëm që nuk ka dashur të identifikohet, e ka dorëzuar në polici  zarfin me para, që e gjeti derisa po e pastronte një autobus në Londër.


Dorëzoi në polici, paratë që i gjeti në autobus

Megjithëse kishte qenë i vetëm në autobusin e boshatisur, ai mori zarfin ngjyrë kafe dhe e dorëzoi, në mënyrë që t’i kthehet pronarit.

Kjo gjetje, do të ishte ëndërr në krahasim me atë se çfarë gjejnë pastruesit nëpër autobusë. Pelena dhe tamponë të përdorur, lodra seksuale, apo dhëmbë proteze – për të mos e përmendur edhe të vjellat dhe urinën që pastruesit i gjejnë shumë shpesh.

“Vetëm merrini gjërat që u përkasin, para se të dilni nga autobusi. Qoftë edhe dhëmbët protezë, që ia kanë dalë derisa po villnit” thuhet në raportin e kompanisë pastruese, ku u tregua veprimi i punonjësit.

Ende askush nuk është paraqitur, për të kërkuar zarfin me shumën e parave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori