LAJMI I FUNDIT:

Gjethet e ullirit për shërimin e gjakderdhjes në tru dhe tensionit të lartë

Gjethet e ullirit për shërimin e gjakderdhjes në tru dhe tensionit të lartë

Shkencëtarët botërorë e kanë vërtetuar se ekstrakti i gjetheve të ullirit është një produkt i shkëlqyer për shkak të përfitimeve të shumta të tij në trajtimin e disa sëmundjeve trupore.

Dobitë e këtyre gjetheve përfshijnë përmirësimin e sistemit imun dhe kardiovaskular, shërojnë gjakderdhjen në tru, rrisin energjinë tonë, përmirësojnë tensionin e gjakut, parandalojnë diabetin dhe sëmundjen e Alzheimer-it.

Ullinjtë kultivohen në vendet mesdhetare si në Australi, Peru dhe Kil. Ata përdoreshin nga faraonët për qëllime mjekësore dhe gjithashtu konsideroheshin simbol i fuqisë hyjnore.


Në vitin 1800 gjethet e ullirit janë përdorur në pije për uljen e temperaturës dhe disa dekada më vonë si çaj në trajtimin e malaries.

Përbërja e tyre antibakteriale përdoret edhe për trajtimin e meningjitit, herpesit, hepatitit, pneumonisë, lodhjes, ftohjes, malaries, tuberkulozit, diarresë, infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve të veshit, gjatë operacioneve dentalë, virusit HIV etj.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit i mbron damarët e gjakut nga dëmtimi.

Atë mund ta gjeni në formë të kapsulave, vajit apo thjesht në gjethe. Ju mund ta përgatisni një çaj duke përdorur gjethet e ullirit dhe mjaltin i cili e ka efektin e njëjtë./KosovaPress/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori