Gjesti i ulët i pjesëtarit të stafit të Ganës – përpiqej të bënte selfie me Son në çastin kur kapiteni ishte i shqetësuar pas humbjes

Heung-min Son dhe Koreja e Jugut ishin të pikëlluar pas fitores prej 3-2 të Ganës në ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Kampionatit Botëror.
Pas përfundimit të takimit në Education City Stadium, përzgjedhësi i ekipit afrikan, Otto Addo, u përpoq ta ngushëllonte yllin e Tottenham Hotspur.
Mirëpo, jo të gjithë anëtarët e stafit të trajnerëve të Ganës kishin aq shumë respekt për të.
Njëri prej anëtarëve të stafit të ekipit kundërshtar e shfrytëzoi rastin dhe u përpoq të bënte ‘selfie’ me Heung-min Son gjatë kohës kur kapiteni i Koresë së Jugut ishte mjaft i shqetësuar.
Kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të futbollit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale pas këtij gjesti të ulët. /Telegrafi/






















































