Gjesti i shëmtuar i Erling Haaland – gjuajti me top në kokë Gabrielin, pastaj në fund u zu me pothuajse të gjithë lojtarët e Arsenalit

Arsenali pranoi golin e barazimit ndaj Man City në minutat e fundit të ndeshjes, me John Stones që gjeti rrjetën pas një rrëmuje në zonë. Teksa Erling Haaland mori topin nga rrjeta e Topçinjve, ai e hodhi atë drejt Gabrielit, duke e goditur në kokë brazilianin. Norvegjezi ishte përfshirë tashmë në disa përleshje me brazilianin gjatë ndeshjes.
Kur Arsenali e nisi topin nga mesi i fushës, ai shkoi drejt Thomas Partey duke e rrëzuar.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Haaland e ofendoi Gabriel Jesusin me fjalët e tij u dëgjuan qartë në transmetim. Ai pastaj kishte disa fjalë edhe për lojtarin e ri të Arsenalit që debutoi, Lewis Skellyn, duke thënë se: “Kush është ky djalosh”.
Haaland nuk ishte i lumtur pas këtij barazimi, edhe pse shënoi golin e parë në ndeshje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































