Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, kanë nënshkruar sot kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, ndërtimi i objektit të kësaj ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, që nga pas lufta  Gjermania e ka ambasadën e vendosur në një objekt privat në lagjen Arbëria./Telegrafi/

66709022 2606014196110454 7795594237579362304 o

66897655 2606014002777140 4129100276118323200 o

67327720 2606014042777136 5471731731730006016 o