LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndan rrugët me Rusinë për bashkëpunim në hapësirë – fik satelitin për gjurmimin e vrimave të zeza në satelitin rus

Gjermania ndan rrugët me Rusinë për bashkëpunim në hapësirë – fik satelitin për gjurmimin e vrimave të zeza në satelitin rus

Një teleskop hapësinor i ndërtuar nga Gjermania që bën hartën më të madhe ndonjëherë të vrimave të zeza në univers është fikur, pasi Gjermania ndërpreu të gjithë bashkëpunimin shkencor me Rusinë në shenjë proteste për pushtimin e Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, teleskopi që gjurmon vrimat e zeza, i quajtur eROSITA, u lansua në vitin 2019 nga porti i hapësirës Baikonur në Kazakistan në bordin e satelitit “Spectrum-Roentgen-Gamma” të ndërtuar nga Rusia. Misioni u financua bashkërisht nga Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Të mërkurën, një zëdhënës i Institutit gjerman, Max Planck për Fizikën Jashtëtokësore, që ndërtoi dhe operon Erosita-n, tha për Space.com në një e-mail se teleskopi ishte “vendosur në modalitetin e sigurt gjatë kontaktit me tokën të shtunën, 26 shkurt”.


Masa vjen pasi Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit të Gjermanisë njoftoi më 25 shkurt se i gjithë bashkëpunimi ekzistues, afatgjatë në shkencë dhe kërkime me Rusinë do të ndërpritet menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori