LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, shqiptari plagoset rëndë nga një afgan

Gjermani, shqiptari plagoset rëndë nga një afgan

Një shqiptar 19-vjeçar ishte plagosur rëndë gjatë një grindjeje në njëqendër azili të refugjatëve në Neumünster. Atë e kishte therur me thikë një afgan 26-vjeçar.

Shqiptari është operuar urgjentisht dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse 26-vjeçari është arrestuar, shkruajnë mediat gjermane.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën mbrëma, kur ai edhe një afgan ishte përleshur në korridor të objektit.


Sipas policisë, 26-vjeçari nga Afganistani kishte therur me thikë shqiptarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën e sipërme, përcjell albinfo.ch.

Rojet e sigurisë kanë thirrur shërbimet emergjente dhe policinë. 19-vjeçari ishte operuar urgjentisht në spitalin Friedrich-Ebert dhe është jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe që nga e marta po mbahet në burgun e Neumünster. Ai është i njohur për policinë, pasi kishte thyer ligjin edhe më herët.