Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) sot ka organizuar një aksion dedikuar prorektorit Naser Sahiti lidhur me avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës.
ORCA njofton se në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës më 23 korrik 2018, është vendosur pozitivisht për të gjithë kandidatët e propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
“Mesatarja e numrit të publikimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për një vit del 5.5, që është pesëfishi i publikimit të kolegëve të tyre në Norvegji të cilët në fushën e njëjtë kanë nga 0.96 publikime shkencore në vit për profesor. ORCA ka vendosur që t’i ofrojë shansin publikut që të gjykojë lidhur me atë se a janë këta profesorë gjeni apo kanë ushtruar ndonjë veprimtari që është në shpërputhje me integritetin akademik”, thuhet në njoftim.
Sipas ORCA-s, tetë kandidatë janë avancuar në profesorë të rregullt, duke marrë kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës.
“Nga tani e tutje, këta profesorë nuk i detyrohen më universitetit sa i përket avancimit të tyre akademik, shkencor dhe profesional”, thuhet në njoftim.
Sipas ORCA-s, shumica e këtyre publikimeve janë bërë në vetëm tri revista.
“Për këto tri revista ORCA ka zbuluar se keqinformojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksim në databaza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keqinformojnë për përdorimin e softuerit antiplagjiaturë – ndërkohë që është e lehtë të gjendet plagjiat nga Wikipedia në publikimet e tyre. Për më tepër, njëra nga këto revista e ka botuesin të listuar si të dyshimtë dhe me shkelje serioze të Parimeve të Transparencës dhe Praktikave të Mira për Botues Shkencor”, thuhet në njoftim.
ORCA thekson më tej se lidhur me rastin e ‘supermenëve të UP-së’ që u avancuan me nga 18 e 19 punime të bëra në një vit e gjysmë, prorektori Sahiti është treguar çapkën duke bërë shaka me shkencën, të ardhmen e universitetit dhe integritetin akademik:
“Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe të themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu”, citohet të ketë thënë prorektori Naser Sahiti
ORCA mendon se ky rast i avancimeve dhe kjo lloj qasje e menaxhmentit ndaj problemit e ka kompromentuar procesin e avancimeve akademike 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës