Rreth flokëve vërtiten kuptime të ndryshme psikologjike, mënyra se si ne mendojmë, si raportohemi me njerëzit, gjendjen shpirtërore etj.
Dihet që prerja apo lyerja e flokëve tregon që kemi nevojë për ndryshim, dhe jo vetëm nga pamja por ndryshim jetësor.
Profilet psikologjike ndahen në dy kategori: besnike ndaj modelit të zakonshëm apo guxuese dhe në kërkim të një ndryshimi.
Mbas zgjedhjes së ndryshimit të stilit, qëndron fakti që mund të të pëlqejë vetja sido që t’i kesh flokët, apo që je e pasigurt. E njëjta gjë për ato që i qëndrojnë besnike modelit të tyre.
Lidhja e personaliteti dhe modelit të flokëve:
Flokë të gjata
Është zgjedhja më konservatore! Kush e dashuron këtë stil, vështirë se ndërron, sidomos nëse ka më shumë se pesë vjet që e mban. Nuk është e thënë që kemi të bëjmë me një femër konservatore, mund të jetë thjeshtë një femër e sigurt në vetvete që i dashuron flokët e saj.
Flokë me vijë në mes
Kemi të bëjmë me një vajzë praktike e cila thjeshtë përton të gjej një model të ri flokësh.
Flokë kasketë
Një tjetër prerje e dashur nga vajzat dhe gratë, vajza praktike të cilat nuk kanë kohë të kujdesen për flokët e gjatë.
Flokë kaçurrela të gjata
Vajzat që i kanë flokët kaçurrela dhe i mbajnë, janë vajza të lira dhe të sigurta në vetvete.
Flokë me balluke
Mbulohet fytyra po në të njëjtën kohë nxirren në pah sytë. Vajzat që i dashurojnë balluket janë ato më lozonjare dhe tërheqëse. Balluket janë sinonim i sensualitetit.
Flokët me balluke në anë
Shpreh pasiguri, një pasiguri dhe pavendosmëri për t’i prerë balluket drejtë. Vajzat me balluke në anë janë ato më të ndrojtura të cilat ‘mbulojnë’ një pjesë të fytyrës me flokë.
Flokë të shkurtra rebele
Një prerje e çmendur, asimetrike. Shenjë rebelimi, femrat që zgjedhin këtë model flokësh kanë vërtetë nevojë të thyejnë rregullat në jetë dhe e shprehin këtë në modelin e zgjedhur. Është një prerje guximtare, të tilla janë dhe vajzat që e zgjedhin.
Flokë të rruara në një anë
Janë femra rebele, të cilat duan ta tregojnë këtë gjë në çdo mënyrë. I pëlqen vëmendja, dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës.
Flokët e mbledhur
Vajzat që i mbajnë flokët e mbledhura janë ato që jetojnë për veten, mos kokëçarëse, nuk kanë frikë t’i nxjerrin në pah defektet që mund të kenë. Janë të kënaqura me veten e tyre dhe e dinë që pamja nuk është gjithçka!
Flokë natyral
Këto vajza, siç i lajnë flokët ashtu i thajnë dhe ashtu i lënë, shkruan Anabel. Janë vajza shumë të ndrojtura dhe të pasigurta.
Flokë me onde
Flokët që i asocohen divave të Hollywood-it, këto femra ndihen shumë të sigurta në vetvete. Të rafinuara dhe të kuruara në detaj. Për to pamja e jashtme është shumë e rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Damat luftojnë për fustanin skandaloz – turp apo guxim?! Pëlqehet nga Kylie Jenner dhe Chiara Ferragni
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Shtatë modele ideale për flokët e rrallë, sipas stilistëve

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet