LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan vlerëson të arriturat e FSK-së

Gjenerali amerikan vlerëson të arriturat e FSK-së

Ministri në detyrë  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Timothy Orr.

Me këtë rast, Demolli falënderoi gjeneralin Orr për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka treguar në vazhdimësi Garda e Ajovës për FSK-në, si dhe në veçanti e falënderoi gjeneralin për gatishmërinë e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr vlerësoi lart profesionalizmin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së, duke e siguruar ministrin se mbështetja për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.


Gjithashtu, gjenerali amerikan shprehu përkrahjen e tij për FSK-në edhe lidhur me hapat që ajo ka ndërmarrë për integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në radhët e saj, gjë të cilën edhe është duke e bërë me mjaft sukses sidomos në vitet e fundit.

Gjenerali Timothy Orr së bashku me një delegacion ushtarakësh të Garda Kombëtare dhe të Qeverisë së  Ajovës po qëndrojnë për vizitë në vendin tonë, në kuadër të bashkëveprimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të parapara sipas marrëveshjes së partneritetit shtetëror Kosovë -Ajovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori