LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja

Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja

Ukrainës i kanë mbetur pak më shumë se 30 ditë para se moti të ndërpresë kundërofensivën e saj, ka bërë të ditur zyrtari i lartë ushtarak amerikan.

Në një intervistë për BBC, gjenerali Mark Milley tha se kushtet më të ftohta mund ta bëjnë manovrimin shumë më të vështirë për Ukrainën.

Ai pranoi se ofensiva po shkon më ngadalë se sa pritej, ku sipas tij “ka ende luftime të rënda, kurse ukrainasit janë ende duke bërë përparim të qëndrueshëm”.


Droni kamikaz i ukrainasve godet dy ushtarë rusë
Lexo po ashtu Droni kamikaz i ukrainasve godet dy ushtarë rusë

Gjenerali Milley tha se është shumë herët të thuhet nëse kundërofensiva ka dështuar, por shtoi se Ukraina po “përparon me një ritëm shumë të qëndrueshëm nëpër linjat e frontit rus”.

“Ka ende kohë të arsyeshme, ndoshta rreth 30 deri në 45 ditë luftime në këto kushte moti, kështu që ukrainasit nuk kanë mbaruar. Ka beteja të papërfunduara… ata nuk e kanë mbaruar pjesën luftarake të asaj që po përpiqen të arrijnë”, tha ai.

Kundërofensiva e Kievit, e cila filloi në verë dhe synon të çlirojë territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, deri më tani ka pasur pak sukses.

Por gjeneralët ukrainas pretendojnë se kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes së Rusisë në jug.

Snajperistët e Forcave Speciale të Ukrainës qëllojnë trupat ruse thellë brenda një pylli
Lexo po ashtu Snajperistët e Forcave Speciale të Ukrainës qëllojnë trupat ruse thellë brenda një pylli

“Kam thënë që në fillim të kësaj lufte se do të jetë e gjatë, e ngadaltë, e vështirë dhe me shumë viktima, dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodhë”, theksoi gjenerali Milley.

Në të njëjtën intervistë, admirali Tony Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, tha se “Ukraina po fiton dhe Rusia po humb”.

“Kjo për shkak se qëllimi i Rusisë ishte të nënshtronte Ukrainën dhe ta vinte atë nën kontrollin e saj. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë, dhe kjo është arsyeja pse Ukraina po fiton”, tha ai.

Ai shtoi se Ukraina po bën përparim në luftën për të rifituar territorin e saj, duke rimarrë 50 për qind të tokës që Rusia kapi.

Britaniku i cili luftoi në Ukrainë u gjet i vdekur në ujë me duart e lidhura pas shpine
Lexo po ashtu Britaniku i cili luftoi në Ukrainë u gjet i vdekur në ujë me duart e lidhura pas shpine

“Ndërkohë, aleanca e Vladimir Putin me Korenë e Veriut tregon se presidenti rus është në një gjendje dëshpërimi”, tha admirali Radakin.

“Aleanca është një pasqyrim i gabimit katastrofik që bëri Rusia duke pushtuar Ukrainën”, theksoi admirali britanik.

“Duhet të shikoni faktin që ekonomia ruse është nën presion, sanksionet kanë një efekt më të madh. Nuk ka partnerë ndërkombëtarë. Kanë humbur gjysmë milioni njerëz që ikën nga vendi. Ka të paktën një milion të tjerë që duan të ikin nga vendi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori