Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende më shumë se gjysmë viti larg dhe është ende e pamundur të dish me siguri se cilët do të jenë kandidatët që do të përfaqësojnë partitë kryesore e aq më pak, kush do të jetë banori i 45 i Shtëpisë së Bardhë. Por sërish nuk është tepër herët që të vlerësohet sjellja e vendit me më shumë se 320 milionë banorë dhe se çfarë do të thotë për burrin apo gruan që në fund do të triumfojë në atë që për shumicën e njerëzve të botës duket se është thjeshtë një telenovelë politike e pafund.
Ndjenja kryesore në Shtetet e Bashkuara sot është ajo e ankthit, e ndoshta, zemërimit të drejtpërdrejtë. Washington Post së fundmi publikoi një seri artikujsh me katër pjesë ku zbulohej zemërimi i popullit ndaj Uoll Stritit, myslimanëve, marrëveshjeve tregtare, Uashingtonit, vrasjeve nga ana e policisë, presidentit Barack Obama, republikanëve, imigrantëve dhe shënjestrave të tjera.
Një nga përshkrimet më negative që mund t’i vishet një personi në Amerikën e sotme është “politikan profesionist.” Përfituesit e kësaj gjendjeje mendore janë kandidatët anti-estabilishment të cilët ekspozojnë politikat e kundërshtimit të tregtisë së lirë dhe reformës së imigrimit dhe të cilët bëjnë thirrje për një riorganizim radikal të sistemit aktual të taksimit dhe shpenzimeve publike. Detajet e asaj që ata mbështesin mund të ndryshojnë, por platformat e tyre kanë të përbashkët premtimin për një ndarje radikale nga status quo-ja.
Baza e kësaj gjendjeje është e vështirë të dallohet, për shkak vendi është aktualisht shumë më mirë nga gjendja ekonomike nga sa qe shtatë vjet më parë, menjëherë pas krizës ekonomike të viteve 2007-2008. Mbi 9 milionë vende pune janë krijuar që nga ajo kohë, normat e interesit janë të ulëta (duke i bërë kreditë për shtëpi dhe makina më të përballueshme), dhe rënia në çmimet e naftës është e barabartë me një reduktim prej 700 dollarësh në taksa për çdo familje amerikane. Për më tepër, bursat janë rritur me rreth 200 për qind që nga niveli i tyre i ulët shtatë vjet më parë dhe miliona njerëz që në atë kohë ishin pa sigurime shëndetësore, sot janë përfshirë në skemë.
Megjithatë ky lajm i mirë ekonomik ballafaqohet në shumë raste me rritjen e ngadaltë të të ardhurave të familjeve, të cilat kanë mbetur në stanjacion në terma reale, për mbi 15 vjet tashmë. Përqindja e amerikanëve që punojnë me kohë të plotë ende nuk ka mbërritur në nivelin ku qe shtatë vjet më parë. Dhe shumë kanë frikë se vendet e tyre të punës do të zhduken për shkak të konkurrencës nga jashtë, teknologjive të reja apo dërgimit të punëve jashtë vendit.
Një numër i madh amerikanësh po jetojnë më gjatë, por me më shumë ankth, për shkak se nuk ia kanë dalë të kursejnë paratë e mjaftueshme për të siguruar rehati kur të dalin në pension. Disa po paguajnë çmime më të larta për sigurime të kujdesit shëndetësor të cilat më parë i kishin shmangur për shkak të ndryshimeve të krijuara nga reforma e Obamës.
Dhe është edhe problemi i pabarazisë. Kjo shkakton zemërim të vërtetë, por problemi nuk është aq shumë te pabarazia (e cila, ndonëse është përkeqësuar, nuk përbën asgjë të re), se sa te rënia e mundësive në jetë. Ëndrra Amerikane po humbet përballë vetëdijes klasore – një ndryshim i thellë ky për një vend të themeluar në idealin që gjithkush mund të përmirësojë jetën e vet përmes punës.
Por arsyet për ankth dhe zemërim kapërcejnë realitetet dhe shqetësimet ekonomike. Është gjithashtu problemi i pasigurisë fizike, qoftë për shkak të krimit, ashtu edhe për shkak të frikës nga terrorizmi. Në shumë bashkësi, ka një shqetësim edhe për faktin se për ku janë drejtuar kultura dhe shoqëria.
Media moderne ka tendencën t’i bëjë gjërat më keq. Kjo e jona është epoka e “transmetimit të përqendruar” jo e “transmetimit në masë”. Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin kanale të dedikuara apo faqe interneti që i përforcojnë ideologjitë e tyre.
Asgjë nga kjo nuk është shumë pozitive. Gjendja kombëtare përgjatë fushatës elektorale do të përbëjë një sfidë të re të vërtetë për presidentin dhe kongresin. Ndasitë brenda dhe mes partive demokratike dhe republikane do ta bëjnë kompromisin dhe formimin e koalicioneve, të cilat janë thelbësore për qeverisjen, praktikisht të pamundur.
Shqetësimet mbi pensionet dhe përballueshmërinë e kujdesit shëndetësor do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë reformimin e përfitimit të shërbimeve edhe pse zgjerimi i tyre aktual po e rrit borxhin publik në rekorde të reja. Tregtia e lirë cilësohet fajtore për humbjen e vendeve të punës dhe po humbet mbështetje, megjithëse tregtia e lirë ka ndihmuar gjithashtu në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësi zgjedhjeje më të madhe konsumatore – si dhe ka fuqizuar pozicionin strategjik të Amerikës nëpër botë. Imigrimi, një trashëgimi e vjetër dhe thelbësore si dhe burim talentesh të paçmuara, tashmë është objekt i debateve të ashpra dhe perspektiva për reformë këtu duket e vështirë.
Mërzia që dominon aktualisht në SHBA mund të intensifikojë gjithashtu përqendrimin e zyrtarëve te çështjet e brendshme. Sakaq të tërhequr nga angazhimet jashtë vendit në përfundim të ndërhyrjeve në Irak dhe Afganistan, të cilat kushtuan shumë më tepër nga sa arritën, shumë amerikanë janë skeptikë mbi atë se çfarë mund të bëjë SHBA jashtë vendit. Ata janë të lodhur me aleatë që shihet se nuk po kryejnë pjesën që u takon nga problemet e përbashkëta dhe janë gjithnjë e më të bindur se qeveria duhet të përqendrohet më pak në problemet e botës dhe më shumë në problemet e brendshme të SHBA-së.
Disa në vende të tjera pa dyshim do ta lexojnë të gjithë këtë me kënaqësi; por, në tërësi, ky është një lajm i keq për pjesën më të madhe të botës. Një Amerikë që është e çorientuar dhe e përçarë ka më pak gjasa të jetë e aftë të marrë udhëheqësinë në promovimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme, Europë apo Azi, apo në përballjen me sfidat botërore. Dhe, pa udhëheqësinë e SHBA-ve këto sfida ka gjasa do të përfundojnë pa zgjidhje, duke u kthyer në probleme, ose, më keq akoma, në kriza. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës