Skënder Rama nga Kosova, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në Durrës, tani më është gjetur shëndosh e mirë.

Lajmim e ka konfirmuar njëri nga familjarët e tij.


55 vjeçari, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit.

Ai kishte shkuar për pushime në qytetin bregdetar me një grup kolegësh prej 44 vetash.

Djali i 55-vjeçarit tanimë të gjetur, kishte kërkuar nga mediet që të shpërndajnë informacionin për gjetjen e tij.

"Është gjetur, ju faleminderit për ndihmën. Me respekt familja Rama", ka shkruar në Facebook, njëri nga familjarët e tij./Telegrafi