Site icon Telegrafi

Gjenden bomba në banjon e një banese në Prishtinë (Foto/Video)

Janë gjetur katër granata të dorës në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë. Mjetet shpërthyese u gjetën derisa pronari Sadik Gashi kishte filluar riparimin e banjës.

E punëtorët e angazhuar derisa demoluan vaskën i kanë gjetur ato. Pronari i banesës ka thënë se këtë ndërtesë e ka blerë para 10 viteve nga një serb Jovan Gjorgjoviq, i cili ishte shef i sigurimit në Termoelektranë në KEK atë kohë, e që tani gjendet në Serbi, njofton Klan Kosova.

Policia ishin njoftuar rreth orës 9 në mëngjes, këta të fundit kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Por, Njësia për Neutralizimin e Bombave në kuadër të FSK-së u vonuan për më shumë se katër orë. Ndërsa këta kanë thënë se kjo vonesë është çështje procedurale. Mjetet shpërthyese më pas nga njësiti i FSK të asistuar nga KFOR-i i larguan mjetet shpërthyese.

Exit mobile version