Gjemb gomari: Pastron mëlçinë, forcon imunitetin, trajton psoriazën, rregullon kolesterinën, tretjen…
Gjemb gomari është një bimë barishtore dyvjeçare, e madhe, imponuese, deri në 150 cm e lartë, e cila duket si një guaskë e harlisur shumëngjyrëshe
Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 045 953 110
Gjethet i ngjajnë lëkurës së tigrit me vija të bardha. Lulet dhe gjethet janë me gjemba, të mëdha dhe të kuqe. Farat përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë.
Gjemb gomari (lat: Silybum marianum) është një rigjenerues superior i mëlçisë dhe funksionit të dëmtuar të mëlçisë. Është një flavonoid dhe është një nga substancat më të fuqishme mbrojtëse të mëlçisë të njohura sot.
Ka një funksion mbrojtës dhe restaurues, është i shkëlqyer për cirrozën, hepatitin dhe psoriazën. Rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth. Ka aftësinë për të pastruar trupin, dhe mbështet tretjen. Ndihmon në uljen në peshë.
Në mjekësinë tradicionale, përdoret gjithashtu për të nxitur prodhimin e qumështit te nënat që ushqejnë foshnjat me gji. Në Gjermani përdoret edhe për shërimin e verdhëzës.
Gjyshet tona e përdornin gjatë larjes së fytyrës për të pasur një fytyrë me shkëlqim, për të pastruar trupin, për të stimuluar tretjen dhe për të ruajtur sistemin urinar. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka, duke eliminuar edhe dhimbjet.
Është gjithashtu i shkëlqyer kundër mpiksjes së gjakut. Gjithashtu mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe ndihmon diabetin tek njerëzit që kanë diabet tip 2. Ka veti të fuqishme antioksidante, ndihmon në punën e zemrës. Mund të lehtësojë simptomat e astmës.
Ndihmon në prostatën e zmadhuar dhe rrugët urinare. Përdorimi për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.
Cili është roli i gjemb gomarit?
Aftësia e kësaj bime për të parandaluar shkatërrimin e mëlçisë dhe për të forcuar funksionin e saj është kryesisht rezultat i aftësisë së saj për të frenuar faktorët përgjegjës të dëmtimit të mëlçisë, të cilit i shtohet aftësia e kësaj bime për të stimuluar rritjen e qelizave të reja që do të zëvendësojnë ato të dëmtuara.
Mëlçinë mund ta dëmtojnë helmet e prodhuara nga radikalet e lira. Gjemb gomari parandalon efektet e tyre të dëmshme duke vepruar si një antioksidant.
Kjo bimë gjithashtu rrit përmbajtjen e glutacionit në mëlçi me 35%, që do të thotë se atëherë mëlçia ka rritur aftësitë detoksifikuese.
Përveç kësaj, ai ka një rol pozitiv në shërimin e psoriazës, për shkak të aftësisë së tij për të përmirësuar funksionin e mëlçisë. Lidhja mes mëlçisë dhe psoriazës bazohet në një nga funksionet bazë të mëlçisë – filtrimin e gjakut.
Psoriaza shoqërohet me nivele të larta të endotoksinave në gjak, kështu që nëse aftësia e mëlçisë për të filtruar dhe detoksifikuar gjakun zvogëlohet, psoriaza përkeqësohet.
Hulumtimet e fundit konfirmojnë se shkatërron qelizat e leukemisë, ndërsa ato të shëndetshme i lë të paprekura.
Ky produkt përdoret si çaj, shtesë e supave, pjatave me perime, muesli, produkteve të qumështit (kos, kefirit, gjizës), bukës dhe smoothieve me fruta.
Nuk rekomandohet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët