Gjelbrim Taipi zbulon prapaskenat se si nënshkroi dy kontrata me dy klube të ndryshme brenda tre ditëve në Zvicër

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Gjelbrim Taipi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në një rrëfim të padëgjuar më parë, Taipi zbuloi prapaskenat e transferimit të tij në Zvicër, më saktë se si ai nënshkroi dy kontrata me dy klube të ndryshme brenda tri ditëve.
“Unë rashë dakord të firmosë me Schauffhausen dhe unë nuk e dija projektin e menaxherëve, pasi synimi im ishte vetëm të shkoja në Superligë”.
“Mirëpo, fillova stërvitjet me ekipin e Schauffhausenit dhe pas tri ditësh më marrin në telefon menaxherët dhe më thanë në ora nëntë në mëngjes kemi takim me avokatin dhe duhet me bisedu për disa gjëra”.
“Unë i thashë sapo firmosa me Schauffhausenin, s’kam bërë ndonjë gabim, ku të shkojë? Edhe shkova te avokati dhe ishin të dy menaxherët Arbi dhe Erdini dhe më thanë ti e di se ke nënshkruar kontratë gjashtëmujorëshe me Schauffhausenin, ju thashë po”.
“Më thanë jo kjo është parakontrata me St.Gallen tha nga 1 korriku je futbollist i St.Gallen në Superligë dhe mua më erdhi si bumerang”, ka zbuluar Taipi mes tjerash.
Episodin e plotë me Gjelbrim Taipin mund ta ndiqni të shtunën në ora 16:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































