Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente në komunikacion, 9 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse në 20 tjerë  aksidente raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia gjithashtu gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 914 tiketa trafiku, transmeton Telegrafi.


Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar edhe 10 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

65376794 2414257691968086 8495638207059197952 n