Gjashtë mënyra si të largojmë ankthin për shkak të coronavirusit, ndërsa të gjithë jemi mbyllur në shtëpi
Teksa për të gjithë këto janë ditë të vështira për shkak të distancimit social dhe izolimit në shtëpi, sërish ka disa gjëra të vlefshme që mund t’i bësh për veten, për të larguar gjendjen e stresit, ankthit që krijon kjo lloj situate
Këtu janë gjashtë gjëra të thjeshta, provojini edhe ju!
1. Bëni frymëmarrje të shpeshta
Ankthi krijon energji nervore e cila mbërthehet në trupin dhe mendjen tuaj. Frymëmarrja e lëviz atë rreth trupit dhe e bën të paqartë. Provoni ta shihni ankthin si parashikim ndaj gjërave të reja. Jepi merr frymë thellë. Mos lejoni që ankthi t’ju mbajë të ngrirë dhe të pafuqishëm, lëvizni!
2. Shkruani në fletore
Blini një fletore për praktikën tuaj të re pozitive. Përdoreni çdo mëngjes dhe shkruani gjithçka keni në mendjen tuaj. Mos harroni se është energji nervore, dhe ju mund t’i jepni formë fjalës dhe ta shprehni atë. Pasi ta keni shkruar, mbyllni sytë dhe merrni frymë dy herë.
3. Lini veten të lirë
Gjërat e mrekullueshme ndodhin kur i lini ato të shkojnë, këshillon Class. Provo t’ja thuash vetes këtë frazë: Unë lëshohem, unë dorëzohem…Për të shkuar një hap më tej, shtrihuni dhe mbyllni sytë dhe thoni frazat pa pushim derisa të ndjeni gjithë trupin tuaj duke rënë në qetësi.
4. Trokisni për lehtësimin e ankthit
Bëni dorën në grusht. Filloni të trokisni grushtin tuaj mbi një fletë dhe të merrni frymë në të njëjtën kohë. Kjo teknikë adreson rezistencën rreth frymëmarrjes suaj të shkaktuar nga ankthi dhe lejon që rrugët ajrore të hapen në mënyrë që oksigjeni të futet më shpejt në trupin tuaj.
5. Thuaj “Po kthehem” si mantra juaj
Të thuash këtë si një mantër është një veprim pozitiv në të tashmen. Fjalët ju sjellin menjëherë në të tanishmen, një vend ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke shmangur! Të qenit prezent lejon që mendimet tuaja të vëzhgohen më lehtë dhe kjo është një praktikë efikase.
6. Relaksohu
Edhe pse po i kalojmë këto ditë në shtëpi, në fund të ditës merrni kohë për të jetuar një gjendje relaksi. Bëni një banjë të ngrohtë, ndizni disa qirinj përreth jush, futuni dhe zhytuni në vaskë me ujë të ngrohtë. Nëse nuk keni një vaskë, si tjetër mund të pushoni? Një dush i nxehtë? Një shishe me ujë të nxehtë në barkun tuaj teksa jeni shtrirë në shtrat? Përshtatjuni situatës tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre