Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë
E plotësuar: Ka përfunduar protesta e qytetarëve gjakovarë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë.
Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.
“Jo nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vinë dhe assesi nuk do të vijnë për shkak se nuk kemi paralajmërim zyrtar deri më tani”, tha Gjokaj.
E plotësuar: I mbijetuari i masakrës në Gjakovë, Agron Binaku ka folur sot në protestën e qytetarëve gjakovarë të cilët po refuzojnë ardhjen e pelegrinëve serbë.
I mbijetuari i masakrës në Gjakovë tha se sot e ndien veten shumë keq. Ai tha se e njeh shumë mirë policin, i cili ka kryer masakra.
Sipas tij, polici që ka kryer masakra në Gjakovë, Predrag Ristiq është në burgun e Nishit, por jo për vrasjen e shqiptarëve por për vepra tjerë.
I mbijetuari tha se ka ngrit disa herë padi, por ende nuk ka asgjë.
Duke rrëfyer për masakrën në Gjakovë, prej ku ai ka shpëtuar tha se disa nga qytetarëve Policia serbe i ka nda prej kolonave, dy i ndarë në grupe, ku pastaj i kanë masakruar.
“...Zotit i kofshim falë e kam shpëtuar...”, tha ai.
“Këtë ne nuk mund ta përballojmë këtu në Gjakovë. I kisha lut kush ka mundësi ta ndalojë këtë sepse Gjakova është ndër qytetet që më së shumti është dëmtuar...”, tha ai, raporton Telegrafi.
Ai kërkoi nga institucionet që të ndalohet kjo dhe mos të maltretohen qytetarët gjakovar, pasi me mundësitë e tyre nuk do t’i lejojnë të hyjnë.
E plotësuar: Qytetarët gjakovarë janë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti. Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.































