Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” janë rikthyer në Gjakovë tek familja Shkupi. Një javë më parë u transmetua historia e Hajdar Shkupit, 57-vjeçarit nga Gjakova. Shtëpia ku jetonte iu dogj nga forcat serbe gjatë luftës, fill pas lufte ai u strehua në një gërmadhë, në shtëpinë e braktisur të një serbi, në qendër të Gjakovës. Gjendja e tyre është tepër e rëndë, punë nuk po gjejnë dot. Jetojnë me çfarë t’u falin të tjerët. Shtëpia nga dita në ditë rrezikon të shembet.
Hajdari dhe Valbona kanë tre fëmijë, djali i madh Kreshniku, po përpiqet t’a ndihmojnë sadopak familjen por që pas ngjarjes fatale që i ndodhi me vëllain, asnjë mundësi për punë s’po i krijohet. “Pandemia po na i bën shumë të vështirë të kërkojmë punë”.
Ata ishin tre vëllezër, që dilnin e shisnin shkrepëse në rrugët e Gjakovës, për të siguruar bukën e gojës, por fati i Elvirit ishte i njëjtë me atë të shitesës së vogël të shkrepseve. Elviri ishte me shkrepëse në dorë kur e shtypi makina në tentativë për të kaluar rrugën. Djali po kalonte rrugën duke shkuar në drejtim të një lokali ku donte të shiste kutitë. “Ishte ora 12 e natës në shkurt kur një veturë me shpejtësi përplasi vëllain dhe pasi e gjuajti, ai ra në tokë i vdekur, e qëlloi në kurriz, ende i kam ato skena para fytyrës, ne donin të shkonim në drejtim të një lokali, e kisha vetëm 20 metra larg vëllain”, thotë vëllai i Elvirit.
https://youtu.be/aX6oHoyQw9k
Valbona gjithmonë rri e përlotur, për djalin e saj 8-vjeçar, i cili humbi jetën duke u përpjekur që të sigurojë kafshatën e gojës. Kreshniku e përjetoi shumë keq atë ndodhi dhe që prej asaj kohë ai nuk mundi ta bëjë dot më atë punë. Ai nuk mundet më të shesë shkrepëse në rrugicat e ftohta të Gjakovës. Valbona e kujton shpesh dhe shpirti i dhemb, kur mendon se i vogli i saj dha jetën për t’i shpëtuar ata prej mjerimit. “E kujtoj shpesh, uroj mos t’i ndodhi askujt” thotë ajo. Ajo mendon se një ditë diçka do të dalë, do të ketë zgjidhje për të, por shpesh i humbet shpresat, realiteti i frikshëm nuk e lë as të ëndërrojë për ditë më të mira.
Hajdari endet rrugëve për të kërkuar ndonjë punë, por as sot nuk gjeti dot. Varfëria është e madhe. Pandemia i ka shtrënguar gjërat. Edhe kreshniku u kthye në shtëpi pa gjetur asnjë punë që të mund të siguronte qindarkat për të blerë një bukë. Për të është shumë e rëndë kjo situatë. Ai del shpesh këtu në ballkon dhe mendon, se si do ti vejë halli i tij, ku të kapet pas diçkaje që ta kapërcejë këtë mjerim. Djali tjetër Kushtrimi është larguar dhe nuk është kthyer ende, të gjithë po shpresojnë nëse ai ka gjetur diçka. Ndërsa Leona përpiqet të bëjë mësimet, por në mes të këtij ftohti nuk mundet, e ka shumë të zorshme. Valbona nis të gatuajë disa fasule që ia kanë falur.
Mirëpo rryma nuk mjafton, pasi rrezikon të karbonizohen telat. Kreshniku e kupton menjëherë dhe i kërkon mamasë që ta fikë sobën. Kjo ndërtesë nuk ka pasur energji elektrike. Por Kreshniku me aq njohuri sa kishte e ka sajuar vetë rrjetin elektrik. Kjo është situata në këtë familje, ne po largohemi, por mjerimi mbetet. Por pasi historia e tyre u transmetua javën e kaluar, qindra donatorë grumbulluan paratë e nevojshme për blerjen e një apartamenti të ri. Ky është momenti kur familjes i dorëzohen çelësat e banesës së re./Balkanweb
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze