“Dua të kem një familje të madhe. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për 36 vjet dhe kështu dua të bëj edhe unë. Jam në atë rrugë. Jam në një pjesë të jetës kur mësoj çdo ditë. Është një sfidë e madhe, por është edhe më e rëndësishmja”, ka thënë modelja.

Duke folur për burrin e saj të ri, Bundchen thotë se Brady është “një djalë i mirë”.

“Ai ka një zemër të pastër. Është shumë naiv, po thuajse si një fëmijë. Kjo është gjëja të cilën më së shumti e dëshiroj tek ai”, shton Bundchen.