Gingivektomia dhe gingivoplastika në raste trajtimi apo estetike

Dr. Tefta Mjekiqi – Bislimi
Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale dhe Dentistrisë estetike
tel. +383 49 153 454
Kur rekomandohet intervenimi kirurgjik parodontal – Gingivektomia?
Gingivektomia është procedurë kirurgjike parodontale që zakonisht rekomandohet për pacientët me sëmundje periodontale mjaft të rëndë ose që kanë inde hipertrofike të mishrave të dhëmbëve si rezultat i efekteve anësore të një bari, sëmundjeje apo si rezultat i higjienës së dobët orale.
Me këtë procedurë kirurgjiko-parodontologjike mënjanohet indi gingivalei inflamuar (mishi i sëmurë) përpara se infeksioni i mëtejshëm të dëmtojë parodonciumin – shtratin e dhëmbit ose rrënjët e tyre. Gingivektomia duhet të realizohet si rezultat i një higjiene të dobët orale, punimet jo adekuate protetikore ku vështirësojnë pastrimin e duhur të mishrave të dhëmbëve, duke çuar në infeksion dhe inflamacion kronik.
Intervenimet e tilla gingivale terapeutike apo estetike janë një procedurë, e cila kërkon precizitet maksimal nga ana e parodontologut, pasi që kemi të bëjmë me punime në gingivë (mishin e dhëmbëve), i cili nuk mund të ketë mundësi korrigjimi.
Kjo procedurë kirurgjike është tërësisht pa dhimbje për pacientin, si gjatë intervenimit kirurgjik, poashtu edhe gjatë periudhës pas trajtimit kirurgjik!
Kur rekomandohet intervenimi kirurgjik parodontal – Gingivoplastika?
Është intervenim kirurgjik parodontal për të formuar dhe konturuar mishrat e dhëmbëve në mënyrë estetike!
Gingivoplastika rekomandohet për pacientët që kanë skaje gingivale (të mishrave të dhëmbëve) asimetrike ose të çrregullta që ndikojnë në dukjen e bukur të formave të dhëmbëve të tyre!
Gingivoplastika është gjithashtu një opsion për pacientët me dhëmbë të shkurtër, të cilët japin një pamje estetike jo të mirë të formës dhe gjatësisë së dhëmbëve. Gjatë vendosjes së restaurimeve të përparme, dmth., fasetave ose kurorave estetike, një gingivoplastikë është ndonjëherë e nevojshme për të idealizuar konturin gingival (modelimin e skajeve të mishrave te dhëmbëve) që definon dhëmbët ngjashëm me një kornizë të bukur fotografie në një pikturë.
Kjo procedurë kirurgjike parodontale mund të trajtojë gjithashtu te gjitha anomalitë e strukturës gingivale (mishrave të dhëmbëve) duke aplikuar metoda të avancuara nga fusha kirurgjiko-parodontologjike!
Të dyja operacionet përfshijnë heqjen e indit të mishit të dhëmbëve. Dallimi kryesor midis dy procedurave është se gingivektomia heq indin e sëmurë të mishrave të dhëmbëve që rrethojnë xhepin e mishrave të dhëmbëve, ndërsa një gingivoplastikë kryhet për të riformuar indin e mishrave të dhëmbëve zakonisht për arsye kozmetike.
Kjo procedurë kirurgjike është tërësisht pa dhembje për pacientin, si gjatë intervenimit kirurgjik poashtu edhe gjatë periudhës pas trajtimit kirurgjik!
Intervenimet kirurgjike parodontale kryhen nga dentistët specialist – Parodontolog!
Në rastet kur dëshirojmë të arrijmë zgjatje klinike të kurorave frontale (dhëmbët e përparmë të duken më të gjatë), e cila është një teknikë parodontale estetike, nuk shkaktohet recesion gingival (tërheqje e mishit të dhëmbëve apo resorbim kockor (humbje e indit kockor), por arrihet pamje estetikë maksimale e dhëmbëve frontal posaçërisht në gjashtë dhëmbët e parë.
Pacientët të cilët i nënshtrohen këtij intervenimi kirurgjik parodontal, qoftë për aspekstin terapeutik apo estetik, duhet të njoftohen paraprakisht që për të pasë një gingivë të shëndoshë primare dhe e domosdoshme është mbajtja e higjienës orale në nivelin maksimal.
Anomalitë e ndryshme gingivale, sot, trajtohen edhe me metoda të avancuara laserike. Përdorimi i Laserit për trajtime gingivale përcaktohet nga parodontologu varësisht nga gjendja e gingivës.
Me avancimin e fushës së Parodontologjisë, tashmë pacientët mund të arrijnë ëndrrën për dukjen e tyre sa i përket estetikës gingivale (formës se mishrave të dhëmbëve) duke mundësuar edhe dukje të bukur të formës së dhëmbëve! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës