Ryan Giggs ka dhënë mendimin e tij sa i përket ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij dhe Arsenalit.

Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët në derbin e javës në Ligën Premier, duke barazuar me rezultat 1-1.


Ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak legjendës së Unitedit, Giggs, i cili ka deklaruar se skuadra nuk duhet asnjëherë të pranoj një gol aq të vonshëm.

“Është zhgënjyese nga perspektiva e Man Unitedit të pranoj atë gol të vonshëm”, ka thënë Ryan Giggs për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“E gjithë kjo, sepse ata ishin larg ekipi më i mirë në ndeshje”, ka përfunduar legjenda e ‘Djajve të Kuq’.  /Telegrafi/

telegrafi sport app