LAJMI I FUNDIT:

“Gift of Life Internacional” po trajton fëmijët kosovarë me probleme të zemrës në QKUK

“Gift of Life Internacional” po trajton fëmijët kosovarë me probleme të zemrës në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka takuar sot përfaqësuesit e organizatës humanitare “Gift of Life Internacional”, të cilët janë duke i trajtuar disa fëmijë kosovarë me probleme shëndetësore në zemër, në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë këtij misioni në Kosovë, profesionistë të njohur shëndetësorë – kardiologë të fëmijëve nga “Gilft of Life Internacional”, do të kryejnë operacione të fëmijëve, të cilëve trajtimi u është mundësuar të realizohet në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Me këtë rast, ministri Latifi falënderoi ekipin mjekësor të organizatës humanitare “Gift of Life Internacional”, për kontributin e dhënë për shumë vite rresht në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve me sëmundje në zemër në Kosovë, e të cilët kanë përfituar nga misioni i tyre.


Latifi tha se një bashkëpunim dhe mbështetje i këtij lloji me profesionistët e tillë shëndetësor ndërkombëtarë është shumë i rëndësishëm, pasi Kosova ka mungesë të infrastrukturës që mundëson kryerjen e intervenimeve te fëmijët që kanë probleme në zemër.

Ministri Latifi i njoftoi të pranishmit me projektin e tij të 22 subspecializimeve, ku afër 100 mjekë, së shpejti do të dërgohet në vende të ndryshme për t’u avancuar në drejtimet mjekësore për të cilat ka nevojë sistemi shëndetësor i Kosovës.

Ndërsa Rob Raylman, përfaqësues i “Gift of Life Internatiobal”, u shpreh i lumtur që misioni i tyre po shpëton shumë jetë të fëmijëve në Kosovë, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Edhe Francesco Santoro, pjesë e kësaj organizate humanitare, shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të kontribuojë në trajtimin e fëmijëve kosovarë me probleme shëndetësore në zemër.

Organizata “Gift of Life International” ka një histori të gjatë prej disa dekadash në shërbim të fëmijëve në SHBA dhe në mbarë botën, që nuk kanë mundësinë të ndërhyrjeve kirurgjikale për problemet në zemër në vende të tyre, sidomos duke u shërbyer fëmijëve me defekte të lindura të zemrës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori