Prishtinë, 14 Shtator, 2023 – GIFI, një ndër markat më të njohura ndërkombëtare për gamën e saj inovative të produkteve që përfshijnë kategoritë shtëpiake, artikuj dhe lodra për fëmijë, dekorime, dhurata, artikuj për hobi të ndryshme, artikuj për hotelieri, restorane dhe kafiteri, dhe artikuj për kafshët e shtëpisë, ka njoftuar zyrtarisht për hyrjen e saj në tregun e Kosovës.
Ky zgjerim ka për qëllim të përmbushë nevojat e tregut Kosovar dhe atij rajonal duke ofruar një përvojë blerjeje të jashtëzakonshme.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Zyret Qëndore të Qendrës Tregtare Prishtina Mall, marrëveshja e arritur është nënshkruar në prani të Ambasadorit francez z. Olivier Guérot, përfaqësuesve të kompanisë GIFI, z. Arnaud Bouillet, Përgjegjës për Zhvillime Ndërkombëtare në GIFI, si dhe Presidentit të Bordit të Qendrës Tregtare – Prishtina Mall, z. Fatmir Zymberi.
Në kontekstin e një marrëveshjeje për franchizë ndërkombëtare, Ambasadori shprehu një optimizëm të qartë dhe theksoi rëndësinë strategjike të kësaj nisme për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet të dy shteteve. “Jemi të lumtur dhe të nderuar të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme,” tha Ambasadori, duke vënë në pah se kjo marrëveshje nuk është vetëm një transaksion biznesi, por një përpjekje për të thelluar marrëdhëniet ekonomike mes të dy shteteve.
Për rendësinë e marrëveshjes u tha edhe nga vet përfaqësuesit e GiFi-t, të cilët u shprehën që “Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë marrëveshje me Kosovën, e cila është hapi i parë për zgjerimin tonë në këtë pjesë të Evropës” tha z. Arnaud Bouillet nga GIFI. “Kemi shpresa të larta për sukses në tregun e Kosovës.” Ndërsa, Presidenti i Bordit të Prishtina Mall, z. Fatmir Zymberi, shprehu vlerësimin e tij për vendimin e GIFI për të zgjedhur Prishtina Mall si lokacion. “Kjo është një zgjedhje strategjike që bën të mundur një zgjerim të suksesshëm,” tha ai.
Përderisa z. Alvaro Costa, Drejtor Menaxhues në Prishtina Mall, tha se “Jemi shumë të lumtur për fillimin e këtij bashkëpunimi, dhe bashkëngjitjes së GiFi si pjesë e brendeve të hapura në Prishtina Mall. Është nder dhe privilegj të jemi qendra e parë tregtare në Evropën Juglindore që po arrin të hap një brend prestigjioz si Gi-Fi, i cili u themelua në vitin 1981 dhe ka më shumë se 600 dyqane në mbarë botën.’’
Në vijim të konferencës, Drejtori Ekzekutiv për Kosovë i GIFI, z. Gojart Shaqiri, prezantoi detajet e hapjes së dyqanit të parë, ku pritet të ketë hapësirë shitëse më shumë se 2,000 metra katrorë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë prej mbi 30,000 produktëve. z. Shaqiri theksoi veçanërisht mundësinë që GIFI ofron për prodhuesit vendor: të hyjnë në tregjet ndërkombëtare përmes rrjetit të GIFI-t, i cili ka mbi 600 lokacione në të gjithë botën. Ai e vlerësoi këtë si një platformë shumë të rëndësishme për ekspozimin, zhvillimin dhe suksesin e kompanive vendore në arenën ndërkombëtare.
Gjatë konferencës, u bë e ditur se hapja e dyqanit GIFI në Prishtina Mall pritet të ndodhë në javën e parë të muajit Nëntor.
Marrëveshja e sotme midis GIFI dhe Prishtina Mall shënon një hap të madh për të dyja palët dhe për ekonominë e Kosovës. Ky partneritet do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme blerjeje për konsumatorët kosovarë, duke ofruar një gamë të pasur të produkteve që i përfshin të gjitha kategoritë, nga artikujt shtëpiakë deri te lodrat për fëmijë dhe shumë të tjera.
Marrëveshja, e nënshkruar në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë nga të dy shtetet, jo vetëm që mbron interesat ekonomike, por edhe ndihmon në thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Francës. Me hapjen e parashikuar të dyqanit në muajin Nëntor, pritet që tregu i Kosovës të përfitojë nga ky zgjerim, duke krijuar mundësi të reja për prodhuesit vendas dhe duke e bërë Kosovën pjesë të rrjetit global të GIFI-t.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos