Milan është i lidhur me një goditje të trefishtë për të afruar emra si Nicola Murru, Patrik Schick dhe Dani Ceballos.

Sipas Il Secolo XIX, trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, do të donte të ribashkohej me Murrun, të cilin e kishte te Sampdoria.


GettyImages 1131000148 Nicola Murru . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

24-vjeçari ka një çmim prej 10 milionë eurosh, por Rossonerët duhet ta shesin së paku një nga Ricardo Rodriguez, Diego Laxalt dhe Ivan Strinic.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport, pretendon se Giampaolo mund ta sakrifikojë Patrick Cutrone për çekun Schick.

GettyImages 1134086125 Patrik Schick . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Një tjetër opsion është dhe afrimi i Andre Silvas si pjesë e shkëmbimit, duke i ofruar edhe 15 milionë euro.

Së fundi, flitet edhe për një marrëveshje potenciale me Dani Ceballos. 21-vjeçari tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Madridi këtë verë.

GettyImages 1139526601 2 Dani Ceballos . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Los Blancos kërkojnë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app