Reperi Getoar Aliu, i njohur për të gjithë si Getinjo vazhdon të mbetet ndër reperët më të pëlqyer të estradës.

Ai është shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe nga përditshmëria e tij.


Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet duke e xhiruar veten teksa lahet në dush.

Njëkohësisht reperi edhe po këndonte, çka ka treguar se i pëlqen të këndojë kur bën dush.

Sido që të jetë, kjo mbase nuk ishte videoja adekuate që do duhej ta shfaqte në rrjetet sociale. /Telegrafi/