LAJMI I FUNDIT:

Getinjo largohet nga rrjetet sociale, thotë se është në një fazë depresive të jetës

Getinjo largohet nga rrjetet sociale, thotë se është në një fazë depresive të jetës
Getinjo (Foto: BBVK)

Të gjithë e dimë tashmë stresin dhe presionet që dinë të shkaktojnë rrjetet sociale.

Ato mbeten një problematikë e madhe për mbarë popullatën, gjersa shumë prej njerëzve zgjedhin që të marrin një pushim prej tyre kur e shohin se presioni nga to është bërë i tepërt.

I tillë është rasti i reperit Getinjo, i cili përmes një shkrimi ka njoftuar fansat e tij se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale, për shkak se gjendet në një fazë paksa depresive.


“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Të shtunën jam në Athinë më datë 8 prill, shihemi ndërkohë! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Foto: Getinjo/InstaStory

Tutje, ai ka shtuar se kjo qetësi që po kërkon nuk lidhet aspak me të dashurën e tij modelen Vivien Thano, me të cilën nisi lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

“Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë me ndejt vetëm dhe të bëj një pushim nga gjitha gjërat. Dashuri”, ka shkruar tutje reperi ferizajas në një tjetër postim.

Foto: Getinjo/InstaStory

Getinjo përndryshe ishte një prej emrave më të zëshëm të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, por që vendosi të tërhiqej nga kjo garë në gjysmë të rrugës. /Telegrafi/

Getinjo (Foto: Getinjo/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Kalo në kategori