Dy vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo, e filluan në moshë relativisht të hershme rrugëtimin e tyre në muzikën rap.

Me kalimin e kohës, ata arritën që të shndërroheshin në dy prej emrave më të zeshëm të estradës shqiptare.


Por rrugëtimi i tyre drejt famës nuk ka qenë fare i lehtë dhe prindërit e tyre duket të kenë qenë një përkrahje shumë e madhe për ta.

128168032 1820141321458358 1160309545604720238 n

Kjo pasi siç ka zbuluar vet Getinjo së fundmi, babai i tyre kishte lënë ëndrrën e vet përgjysmë për t’u bërë këngëtar, duke iu përkushtuar rritjes së tij dhe vëllait të tij.

Në një fotografi të kahershme të publikuar së fundmi në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tregoi një nga momentet kur babai i tij këndonte këngë rapsodike i veshur me rroba tradicionale.

get3

“Babai e pati lënë ëndrrën e vet për neve! E unë edhe Mozzik ia kthyem me krejt të mirat”, shkroi Getinjo në mbishkrimin e fotografisë.

Edhe Mozzik ashtu si vëllai i tij i madh, e rishpërndau në InstaStory këtë postim, duke treguar se ndjehet krenar që ai dhe Getinjo vazhduan rrugëtimin e lënë përgjysmë nga babai i tyre. /Telegrafi/

moz