Gesko dhe Rina Balaj janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Bobo” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Artistët vijnë me një interpretim të mahnitshëm e po ashtu edhe klipi është shumë i veçantë.

Screenshot 7 13 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët, ku edhe për ‘beat’-in e producimin u kujdes Gesko.

Videoja i është besuar Mars Studio.

Screenshot 8 19 Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Geskos.

Besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat e dyshes së njohur. /Telegrafi/