LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Në varrezën masive në Kizhevak ishin hedhur mbi një milion metra kub gurë

Gërxhaliu: Në varrezën masive në Kizhevak ishin hedhur mbi një milion metra kub gurë

Pas masakrimit, viktimat e Rezallës u dërguan në Kizhevak të Serbisë për t’u fshehur shumë thellë në tokë.

Pas më shumë se pesë vjetësh, familjarët e shtatë viktimave dhe dy mbetjeve të tjera mortore që janë ribashkimi i trupave të gjetur në Rudnicë janë kthyer në Kosovë.

Eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu thotë për RTV Dukagjinin se është punuar prej pesë viteve për të identifikuar këto mbetje mortore.


Ai thotë se dyshime ka pasur shumë se edhe në Kizhevak ka mbetje mortore por në fillim të gërmimeve nuk kanë hasur mbetje kockore.

“Meqë Kizhevaku është vend i minierës kishim dyshime se mund të ketë varrezë masive. Mbi atë pjesën ku janë varrosur [fshehur] viktimat janë hedhur mbi një milionë kubik gurë dhe mbeturina”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gërxhaliu thotë se zbulimi i lokacionit të varrezës masive është bërë i mundur vetëm falë pamjeve satelitore që janë dhënë nga Amerika.

Ai thotë se një periudhë për shkak të dimrit janë ndërprerë kërkimet, por që viktimat janë gjetur pas rifillimit të gërmimeve në pranverë.

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu thotë se në Kizhevak janë kryer gërmimet.

“Është një pjesë mes Rashkës dhe Novi Pazarit që quhet Kozarevë. Atje kemi gërmuar tri herë por tash jemi detyruar të kërkojmë informacione satelitore nga Kryqi i Kuq pasi që dyshohet se edhe aty ka varrezë masive”.

Gërxhaliu thotë se edhe për një tjetër lokacion në serbi ka dyshime që ka një varrezë masive.

“Edhe ajo është një minierë thëngjilli ky dyshohet për varrezë”.

Ai ka thënë se me palën serbe nuk është e lehtë të negociohet për varrezat masive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori